Avokatja Fehmije Bytyqi tha se ka informacione se Policia dhe Prokuroria e dinin se Naim Murseli ishte porositësi i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, qysh para varrimit të saj të premtën.
Bytyqi tha se është pritur përfundimi i ceremonisë së varrimit për ta arrestuar atë dhe dy të akuzuarit tjerë, ndërsa e përgëzoi Policinë për punën.
“Me informatat të cilat i kam, Policia dhe Prokuroria kanë qenë në dijeni për porositësin para se të ndodhte varrimi i Liridonës. Kanë pritur deri në përfundim të ceremonicë së varrimit për ta arrestuar”, tha ajo, në t7.
“Institucionet tona e kanë kryer punën shumë mirë”, theksoi avokatja.