Vrasja e Liridona Ademajt, Hoxha: Është evident suksesi i Policisë dhe mekanizmave të hetuesisë

18:26 | 05 Dhjetor 2023
vrasja-e-liridona-ademajt,-hoxha:-eshte-evident-suksesi-i-policise-dhe-mekanizmave-te-hetuesise

Avokati dhe njëherësh ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se numri i vrasjeve në vendin tonë është relativisht i madh.

“Suksesi i Policisë dhe mekanizmave të hetuesisë është evident por po besoj që zingjiri çalon tek preventiva sepse më shumë do të duhej të fokusohej në preventivën e rastit”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se është mirë që rasti i fundit i vrasjes brenda 24 orëve është në rrugë të mire për t’u zbuluar.

“Më e mira do të ishte të zbuloheshin veprat në tentativë, pa u kryer një vepër e tillë. Megjithatë duhet të përgëzojmë mekanizmat e shtetit, duke filluar nga policia por edhe Prokurorisë së Shtetit, të cilët me një koordinim të ngushtë arritën që përveq zbulimit të këtij rasti, shoqëria kërkon edhe një gjykim shoqëror për rastin”, ka thënë Hoxha në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Është shumë e habitshme, e papranueshme që të kryhen vrasje me pagesë si çdo vrasje tjetër në afekt që është e dëmshme”, ka thënë tutje avokati, duke theksuar se veprat e tilla kryhen nga recedivistët, persona që kanë kryer edhe më herët vepra të tilla.

Sipas tij, perosnat që janë të gatshëm për kryerjen e vrasjeve me pagesë i shtyejnë faktorët socio-ekonomikë. Ai ka theksuar se është negative që këto ngjarje të ndodhin në vendin tonë.

“Në njërën anë po besoj që numri do të ishte më i madh në qoftë se do të kishte një nivel më të ngritur shoqëror sepse preventive e gjetjes së një vrasësi me pagesë, ndodhta është paradoks në vete, është hakmarrja dhe e drejta zakonore tek ne. Ndodhta vrasësi frikësohet se do të kërkohet gjak prej tij, pavarësisht se kush është porositësi”, ka theksuar tutje Hoxha.

Komento: