Aksident në rrugën Ferizaj-Shtërpcë, lëndohen katër persona

18:39 | 05 Dhjetor 2023

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtërpcë, konkretisht në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli,

Sipas tij aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe se në të janë të përfshira dy vetura.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:05 në rrugën Ferizaj – Shtërpcë, në fsh. Bajnicë K. Kaçanikut ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Veç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar  4 persona. Ekipe të policisë të Trafikut Rajonal dhe Emergjenca kanë dalë  në vendin e ngjarjes”- ka deklaruar Veseli.

Veseli ka treguar se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Ferizajt./Front Online

Komento: