Protestuesit thyejnë kordonin e policisë, hyjnë në oborrin e Qeverisë

19:40 | 05 Dhjetor 2023
protestuesit-thyejne-kordonin-e-policise,-hyjne-ne-oborrin-e-qeverise

Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po protestohet në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë në Kosovë.

Protestuesit kanë protestuar edhe para qeverisë, aty policia për të ofruar siguri kanë krijuar një kordon. Ky kordon i policisë është thyer nga protestuesit dhe të njëjtit kanë kaluar në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit kanë hedhur tym të zi në drejtim të policisë.

Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” dhe “Vrasësit e grave në burg”, dhe duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për Liridonën” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, protestuesit marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit.

Ata kanë protestuar duke thënë se “vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare” dhe “poshtë patriarkati”.

Komento: