Osmani takon Mbretin dhe Mbretreshën e Lesotos në Dubai: Të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve midis vendeve tona

21:43 | 05 Dhjetor 2023
osmani-takon-mbretin-dhe-mbretreshen-e-lesotos-ne-dubai:-te-perkushtuar-per-thellimin-e-marredhenieve-midis-vendeve-tona

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Mbretin dhe Mbretreshën e Lesotos në Dubai në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP28.

Ajo është shprehur se është e nderaur për takimin me Mbretin Letsie III dhe Mbretëreshën ‘Masenate Mohato Seeiso.

“Ne jemi të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, si dhe për të punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta globale”, ka thënë Osmani në platformën X.

Komento: