Mbrëmë u rrah një shtetas i Bullgarisë në Prishtinë dhe u bë për emergjencë- policia jep detaje

22:34 | 05 Dhjetor 2023
mbreme-u-rrah-nje-shtetas-i-bullgarise-ne-prishtine-dhe-u-be-per-emergjence-policia-jep-detaje

Një nënshtetas i Bullgarisë është rrahur në orët e vona të së martës në Prishtinë.

I dyshuari është dërguar në Emergjencën e QKUK-së, teksa rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Këto i ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë nga Emergjenca e QKUK-së, rreth orës 23:20 kemi pranuar informatën për një person (shtetas të huaj) të lënduar. Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit, i cili është cilësuar lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Ahmeti.

Mediumi merr vesh se i dyshuari ka pasur nënshtetësi bullgare.

Komento: