Parashikimi i motit për të mërkurën

22:43 | 05 Dhjetor 2023
parashikimi-i-motit-per-te-merkuren

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Në zonat malore reshje bore, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-25 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C. /Front Online

Komento: