Vuçeviq: Nuk pres zgjedhje në Veri dhe as formimin e Asociacionit

14:01 | 06 Dhjetor 2023
vuceviq:-nuk-pres-zgjedhje-ne-veri-dhe-as-formimin-e-asociacionit

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq tha se nuk pret që iniciativa qytetare për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në katër komuna në Veri të Kosovës të jetë e suksesshme, transmeton FrontOnline.

Vuçeviq në një intervistë për Juronjuz ka thënë se nuk pret mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të Kosovës apo formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por, siç ka thënë ai, zvarritje. Ai hedh poshtë pretendimin se kjo nismë është pranim i rregullave të vendosura nga Albin Kurti.

“Jo, ne kemi parë se cila ishte e keqja më e vogël për serbët. Dhe për ne është një e keqe më e madhe nëse mbeten kryetar komunash shqiptarë. Nuk ka shumë zgjedhje të mëdha atje dhe nuk duhet të jesh hipokrit të thuash – ti i njeh ligjet e Kurtit. Njerëzit duhet të mbijetojnë atje. Ne duhet të zgjedhim zgjidhje më pak të këqija për ne. Nuk ka zgjidhje të mira atje”, tha Vuçeviq./FrontOnline/

Komento: