KQZ konfirmon se është duke përgatitur përgjigjet për kërkesat e largimit të kryetarëve veriorë

15:00 | 06 Dhjetor 2023
kqz-konfirmon-se-eshte-duke-pergatitur-pergjigjet-per-kerkesat-e-largimit-te-kryetareve-veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka njoftuar se janë dërguar në këtë institucion katër kërkesa për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Zëdhënësi Valmir Elezi tha sot se janë duke përgatitur përgjigje ndaj atyre që kanë parashtruar ato.

“Siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to. Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht”, tha Elezi.

Komento: