Kryetari i Zveçanit: Qytetarët serb të pakënaqur me kryetarët shqiptar, s’ka pasur kërkesë për shkarkim

16:23 | 06 Dhjetor 2023
kryetari-i-zvecanit:-qytetaret-serb-te-pakenaqur-me-kryetaret-shqiptar,-s’ka-pasur-kerkese-per-shkarkim


Ndryshe nga komuna e Zubin Potokut, ajo e Zveçanit nuk ka pranuar asnjë e-mail për shkarkimin e kryetarit aktual nga detyra.

Kështu të paktën po thotë kreu i asaj komune, Ilir Peci.

“Nuk ka pas kërkesë në atë drejtim por është keqkuptuar në opinion. KQZ mundët ta konfirmoj, por në komunën time nuk ka pas asnjë kërkesë”, tha Peci për Front Online.

Ai thotë se qytetarët serb janë të pakënaqur me ne pasi janë shqiptar.

“Qytetarët janë shprehë të pakënaqur me ne pasi jemi kryetar shqiptar. Deri në momentin që nuk ka diçka nuk mund të them asgjë kur ka do të dalë me opinionin tim”, u shpreh Peci.

Ndryshe, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për kërkesën që disa banorë nga radhët e komunitetit serb në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë tentuar të martën, siç kanë thënë, paraqitjen e një “kërkese për shkarkimin e kryetarëve aktualë”.

Komento: