Kurti pret në takim përfaqësuesen e Institutit Republikan Ndërkombëtar, flasin për përfshirjen e grave në vendimmarrje

19:36 | 06 Dhjetor 2023
kurti-pret-ne-takim-perfaqesuesen-e-institutit-republikan-nderkombetar,-flasin-per-perfshirjen-e-grave-ne-vendimmarrje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me Drejtoreshën Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato.

Në këtë takim u bisedua mbi rritjen e forcimin e bashkëpunimit për programet e projektet që targetojnë veçanërisht të rinjtë dhe gratë si dhe ato në zhvillimin e politikave publike.

Kryeministri Kurti e vlerësoi rolin e kontributin e institutit në avancimin e reformave që kanë për qëllim gjithëpërfshirjen. Ai shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Znj. Onorato vlerësoi qeverinë në masën e pjesëmarrjes dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore.

Komento: