Cooper: Serbia po mbyll derën e anëtarësimit në BE duke kundërshtuar që Marrëveshja e Ohrit të jetë pjesë e Kapitullit 35

10:39 | 07 Dhjetor 2023
cooper:-serbia-po-mbyll-deren-e-anetaresimit-ne-be-duke-kundershtuar-qe-marreveshja-e-ohrit-te-jete-pjese-e-kapitullit-35

Duke kundërshtuar që Marrëveshja e Ohrit dhe aneksi i saj të bëhen pjesë e kapitullit 35 të negociatave, Serbia po mbyll derën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), tha ish-ndërmjetësi në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, transmeton FrontOnline.

Me këtë qëndrim diplomati britanik në pension reagoi ndaj pretendimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se përfshirja e dokumenteve të dakorduara nga Kosova dhe Serbia në gjysmën e parë të vitit 2023 në kornizën e negociatave do të nënkuptonte se unioni po i mbyll derën Serbisë.

“Bashkimi Evropian nuk dëshiron të jetë pjesë e problemit, por ta zgjidhë atë. Misioni i tij është që të gjithë anëtarët e Bashkimit të kenë një lloj marrëdhënie, jo normale, por supernormale me fqinjët e tyre,” deklaroi Cooper.

Kapitulli 35 i negociatave për anëtarësim të Serbisë përfshin marrëdhëniet fqinjësore, pra rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

“Ideja për ta futur Serbinë në Bashkimin Evropian, duke refuzuar të njohë pavarësinë e fqinjit të saj dhe ta pranojë atë si një shtet më vete, nuk është në thelb të Bashkimit. Kjo do të forconte ndarjet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Çfarë ne duam që ato ndarje të zhduken”, tha Cooper.

Në samitin e liderëve evropianë në fund të javës së ardhshme, Këshilli Evropian duhet të deklarojë konkluzionet e tij për zgjerimin – një dokument që përfshin Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Turqinë, Moldavinë dhe Guzian.

Në draft, rekomandohej që Marrëveshja e Ohrit dhe aneksi i saj, i cili përcaktonte hapat në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përfshihen pritjet dhe detyrimet e të dyja palëve.

“Është e qartë se këtu dominon ndjenja e urgjencës. Askujt nuk i kujtohet se kur të dyja palët arritën një përparim të rëndësishëm në bisedime”, thotë Cooper dhe kujton se zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, do të mbahen në qershor 2024./FrontOnline/

Komento: