“Naim Murseli të ka mashtruar” – S’e kuptoj si e mbante afër”- Zeka për Behgjet Pacollin

18:22 | 07 Dhjetor 2023

Gazetari Milaim Zeka tha se gjithnjë është habitur se si Behgjet Pacoilli, ka mbajtur pranë një person si Naim Murseli, i cili e kishte mashtruar atë duke i kërkuar me mijëra euro për një operacion zemre në Suedi

.

Sipas Zekës, në Suedi operacionet dhe kurimet e tjera janë falas, ndaj ai vetë personalisht ia kishte thënë këtë ish-presidentit Pacolli.

Zeka tha se porositësi i vrasjes së Liridonës, gjithnjë kishte pasur natyrë imponuese dhe mashtruese, ai gjithnjë qëndronte pranë njerëzve me pushtet, madje kishte qenë aq i afërt me Pacollin, saqë kishin qenë së bashku edhe në dasmën e vajzës së Donald Trump në Amerkië.

“Gjithmonë jam habitur se si mundet që ky mashtrues kaq i madh të qëndrojë kaq afër një njeriu si Behgjet Pacollit. Unë personalisht i kam thënë Pacollit se ky njeri është mashtrues”, tha Zeka për Euronews Albania.

Zeka tutje ka thënë se ky i ka kërkuar mijëra euro me gjasë për operacion zemre në Suedi.

“Suedia, të gjithë neve që jemi nënshtetas, mund të kryejmë çdo lloj operacioni brenda Suedisë pa paguar asnjë lekë. Shëndetësia është falas në Suedi. Duke i treguar me argumente Pacollit një gjë të tillë, unë besoj se një njeri normal, unë personalisht do shikoja si ka përfituar prej meje dhe do distancohesha nga një mashtrues i tillë”,tha Milaim Zeka.

Komento: