Hill: Në tryezë nuk është njohja e Kosovës, por normalizimi i marrëdhënieve

13:12 | 08 Dhjetor 2023
hill:-ne-tryeze-nuk-eshte-njohja-e-kosoves,-por-normalizimi-i-marredhenieve

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha në një intervistë për Euronews Serbia se në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk është në tryezë njohja, por normalizimi i marrëdhënieve. Ai gjithashtu theksoi se ajo që është në tryezë është e njohur për të dyja palët dhe se Serbia në thelb e ka pranuar. Siç tha ai, ka një mirëkuptim për të ecur përpara dhe bazohet në marrëveshjet e arritura. Ai gjithashtu shton se ngjarjet në Banjskë, siç thotë ai, shkelën besimin e fituar me vështirësi dhe se duhet të zbulohet se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës për të, transmeton FrontOnline.

I pyetur për mesazhet që vijnë nga vendet kryesore evropiane si Italia, Gjermania dhe Franca, të cilat përmendin njohjen de facto, Hill thotë se zgjedhja e fjalëve duhet patur parasysh, por edhe se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë dialogun si diçka që sillet rreth normalizimit të marrëdhënieve dhe jo njohjes së Kosovës.

Ai thotë se zyrtarët evropianë, sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, insistojnë në normalizimin e marrëdhënieve, e jo në njohje dhe se kjo nuk është në tavolinë. Ai gjithashtu shton se dialogu është shumë i rëndësishëm për jetën e njerëzve në Kosovë.

“Para së gjithash, ajo që është në tavolinë, sigurisht që nuk është njohje. Ajo që është është normalizim. Unë gjithashtu mendoj se situata duhet të normalizohet. Njerëzit në Veri të Kosovës duhet të zgjohen në mëngjes duke e ditur se çfarë do të jetë jeta e tyre. Duhet të ketë një mundësi që njerëzit të udhëtojnë ku të duan. Duhet të ketë një mirëkuptim për të gjitha këto çështje,” tha ai.

Hill gjithashtu shton se puna e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, është shumë e vështirë dhe ai beson se punon në të me përkushtim./FrontOnline/

 

 

 

 

Komento: