Haradinaj: Draft-statuti i Asociacionit si derivat i papërgjegjësisë së Kurtit, pasojat do të jenë të mëdha

13:29 | 08 Dhjetor 2023
haradinaj:-draft-statuti-i-asociacionit-si-derivat-i-papergjegjesise-se-kurtit,-pasojat-do-te-jene-te-medha

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti.

Kështu ka thënë Daut Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Njëzëri për pasojat e ASK që tashmë Kryeministri Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vet ta krijojë këtë statut”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova e 17 shkurtit nuk do ta ketë formatin e njëjtë, nëse kalon ky version i propozuar, pa ndryshime.

“Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit të 2008, nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligjzbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar “, ka thënë Daut Haradinaj.

Komento: