Zv.ministri Vokrri: Nuk do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në veri

18:59 | 08 Dhjetor 2023
zv.ministri-vokrri:-nuk-do-te-kete-sukses-iniciativa-e-serbeve-per-shkarkimin-e-kryetareve-ne-veri

Zëvendësministri në MAPL, Arbër Vokrri, vlerëson se nuk do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të vendit, edhe nëse arrihet 20 përqindëshi i nënshkrimeve që është i domosdoshëm për të shkuar në zgjedhje.

Siç u shpreh në Klan Kosova, kjo është përshtypja e tij në bazë të vizitave të tij në veri.

“Sidomos në komunën më veriore dhe më të madhe territorialisht, që është Leposaviqi, sepse disponimi i qytetarëve të atjeshëm është i tillë që më me qejf nuk do të ktheheshin në situatën e mëhershme ku kanë qenë të detyruar të jetojnë nën presionet e  Listës Serbe. Komuniteti serb e ka këtë qëndrim”, deklaroi Vokrri./Front Online

Komento: