Policia për aksidentin në autostradë: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

08:36 | 11 Dhjetor 2023
policia-per-aksidentin-ne-autostrade:-14-automjete-te-perfshira,-raportohet-per-te-lenduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, në të cilin janë përfshirë 14 automjete dhe janë lënduar disa persona.

Këtë për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar”.

“Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Apelojmë për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla”, thuhet tutje në konfirmim.

Komento: