
Një vajzë nga Shqipëria me probleme mendore dyshohet se u dhunua në Pejë.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për Front Online.
“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, u shpreh Nikçi.
Ajo ishte shpallur e zhdukur që disa ditë. Rasti u zbulua pasi motra e saj erdhi para disa ditësh për ta kërkuar në Kosovë.