MSH me kampanjë për mjekun familjar sipas zonës së banimit

17:01 | 11 Dhjetor 2023
msh-me-kampanje-per-mjekun-familjar-sipas-zones-se-banimit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka nisur kampanja për përzgjedhjen e mjekut tuaj familjar brenda zonës së banimit.

Sipas kësaj, do të krijohet lista e pacientëve për mjekun familjar për kujdesin e parë shëndetësor.

“Ky plan do të fillojë në katër komuna: Prishtinë (QMF-5- Ulpianë dhe QMF-6- Bregu i Dellit), Prizren, Lipjan dhe Istog. Pas periudhës testuese, plani do të shtrihet në të gjitha komunat e vendit”, thuhet në njoftim.

 

Komento: