
Sokol Zogaj, ish kryetar i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), ka thënë se në përvojën e tij 30-vjeçare nuk kishte asnjë rast si i Liridona Ademajt.
“Ka pasë vrasje, por në këtë mënyrë, nuk kam pasur asnjëherë përvojë më këso raste”, ka thënë Zogaj.
Ndërsa për raportimet se Granit Plava, njëri nga të përfshirët në vrasjen e Liridona Ademajt, është rrahur në burgun e Sigurisë së Lartë, gjë që u mohua nga vetë ShKK, Zogaj ka shtuar se ky institucion mund t’i parandalojë situatat e tilla.
Derisa për mundësinë e komunikimit mes Naim Murselit dhe Granit Plaves pas krimit të kryer, Zogaj është shprehur se shtë kohë shumë e shkurtër që ata (Murseli dhe Plava) të kenë ndikim mes vete.
“Sipas meje, është kohë shumë e shkurtër që ata (Murseli dhe Plava) të kenë ndikim mes vete dhe me ardhë deri tek prishja e hetimeve të mëtutjeshme. Por unë aq sa jam i njoftuar, stafi është i monituruar dhe nuk kanë mundësi këta të debatojnë mes vete. Ata ende janë nën emocione, nuk dinë as vetë se çfarë flasin”, ka thënë Zogaj në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.
Zogaj ka thënë tutje se për raste të tilla, ShKK ka strehim për të dyshuarit. “Raste të tilla mund të menaxhohen, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njerëz profesional”, ka thënë ish-kreu i ShKK-së.
Ai ka treguar se të dyshuarit për vepra të tilla dërgohen në nurgun e Sigurisë së Lartë sepse sipas tij, aty ka staf të mjaftueshëm duke përfshirë këtu psikologë dhe puntorë social.