
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, në Bruksel.
Lajçak bëri me dije se me Petkoviqin kanë bisedur për draft-statutin e Asociacionit dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjeve.
“Me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq, fola për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligimet në pritje”, shkroi Lajçak në platformën X.
Emisari evropian theksoi se do të vazhdojë diskutimet me Kosovën në fund të kësaj jave.
With Serbian Chief negotiator @PetkovicPetar, I spoke about the
draft statute of the Association of Serb majority municipalities, next steps to implement the Agreement on the Path to Normalisation and pending obligations. Will continue discussions with Kosovo later this week. pic.twitter.com/kvVDV6ibL2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 11, 2023