Familjet e komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë, Kurti nesër nikoqir i konferencës së donatorëve

21:24 | 11 Dhjetor 2023
familjet-e-komuniteteve-joshumice-te-kthyera-ne-kosove,-kurti-neser-nikoqir-i-konferences-se-donatoreve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë nikoqir i Konferencës së donatorëve për strehimin të qëndrueshëm familjeve të komuniteteve jo shumicë të kthyera në Kosovë, ka njoftuar ZKM-ja teksa ka treguar për agjendën e kryeministrit.

“Qëllimi i konferencës është që bashkë me parterë ndërkombëtarë të punohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për 60 familje të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të kthyera nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, thuhet në njoftim.

Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian njihen zyrtarisht nga Republika e Kosovës dhe të drejtat e tyre mbrohen me kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Komento: