Osmani takon Kryediplomatin e Somalisë: Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera

21:28 | 11 Dhjetor 2023
osmani-takon-kryediplomatin-e-somalise:-rikonfirmuam-marredheniet-tona-te-shkelqyera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e  Punëve të Jashtme të Somalisë, Abshir Omar Jama.

Osmani ka shkruar ne platformën X, ku tha se ka folur për raportet në mes dy vendeve.

”I lumtur që takova Ministrin e Jashtëm të Somalisë, @abshirhuruse , në @DohaForum . Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë, ndërsa diskutuam edhe potencialin për një bashkëpunim më të zgjeruar në fusha të ndryshme”, ka shkruar Osmani.

Takimi i Osmanit me kryediplomatin somalez vjen përkundër asaj se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuiq kishte pretenduar në janar të këtij viti se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Në mesin e këtyre shteteve ishte edhe Somalia, sipas Vuçiqit.

Shteti me mbi 17 milionë banorë e ka njohur Kosovën në maj të vitit 2009.

Komento: