Refuzuan të paguanin më shumë “haraç”,  qytetarët meksikanë përleshen me kartelet e drogës, 14 të vdekur

14:23 | 12 Dhjetor 2023
refuzuan-te-paguanin-me-shume-“harac”, -qytetaret-meksikane-perleshen-me-kartelet-e-droges,-14-te-vdekur

14 të vdekur është bilanci i përleshjes mes qytetarëve të qytetit Texcaltitlán dhe anëtarëve të kartelit të drogës La Familia Michoacana në Meksikë.

Përleshjet shpërthyen kur anëtarët e kartelit u kërkuan fermerëve të qytetit të vogël të rrisin taksën që paguajnë, një praktikë e zakonshme në qytetet pranë rrjeteve të trafikut të drogës.

Fermerët refuzuan, duke çuar në një përleshje masive midis tyre.

Sipas informacioneve, 4 fermerë dhe 10 anëtarë të kartelit u vranë, duke përfshirë udhëheqësin, Rigoberto de la Sancha Santillan, i njohur gjithashtu si “El Payaso”./FrontOnline/

 

Komento: