
Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku u takua me kryetarin e sapozgjedhur të Listës Serbe, Zlatan Elek.
“Në një vizitë në Mitrovicën e Veriut, sot pata një takim njohës me presidentin e sapozgjedhur të Listës Serbe, Zlatan Elek. Diskutuam një sërë temash, duke përfshirë zgjedhjet e parakohshme lokale dhe procesin e dialogut. I urova suksese në detyrën e re” ka shkruar Szunyog.
In a visit to Mitrovica North today, I had an introductory meeting with the newly-elected President of Srpska Lista, Dr. Zlatan Elek. We discussed a range of topics, including early local elections & the Dialogue process. I wished him success in his new role. pic.twitter.com/cYy0axtzTM
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 11, 2023