Qeveria themelon një mekanizëm për kontroll të lëvizjeve pas liberalizimit të vizave

11:47 | 13 Dhjetor 2023
qeveria-themelon-nje-mekanizem-per-kontroll-te-levizjeve-pas-liberalizimit-te-vizave

Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Në mënyrë që të menaxhohet trendi i lëvizjes së qytetarëve, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që ta themelojë Mekanizmin e Paralajmërimit të Hershëm.

“Ky mekanizëm në përbërje është ndërinstitucional dhe ka për qëllim të analizojë trendet e lëvizjeve migratore pas liberalizimit dhe të analizojë të dhënat dhe të rekomandojë marrjen e masave që procesi të menaxhohet suksesshëm”, është shprehur zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra para miratimit të vendimit.

Komento: