Lajçak bisedon me Bislimin për dialogun, bien dakord për hapat e mëtejshëm

20:13 | 13 Dhjetor 2023
lajcak-bisedon-me-bislimin-per-dialogun,-bien-dakord-per-hapat-e-metejshem

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në një video-konferencë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak ka thënë se me Bislimin ka diskutuar për një listë të çështjeve të dialogut Kosovë – Serbi.

“Pati një video-konferencë të detajuar me First DPM, Besnik Bislimi sot në një listë të çështjeve të Dialogut. U ra dakord për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Komento: