Gashi: Qeveria nuk përfshiu në buxhet as riparimin e protezave të invalidëve të luftës

00:04 | 15 Dhjetor 2023
gashi:-qeveria-nuk-perfshiu-ne-buxhet-as-riparimin-e-protezave-te-invalideve-te-luftes

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka quajtur buxhet të regresit dhe jo të zhvillimit, miratimin e buxhetit për vitin 2024.

Deputeti Gashi tha se në këtë buxhet nuk u dha mundësia të përfshihet pjesa për protezat e invalidëve të luftës, riparimi i tyre.

“Kjo qeveri është e papërgjegjshme, nuk ka propozuar një buxhet zhvillimor, nuk pranoi asnjë propozim që buxheti të përmirësohet. Kjo qeveri ka për qëllim dënimin e komunave ku ata nuk qeverisin”, thotë Gashi.

“Buxhet i regresit dhe assesi i zhvillimit”, shprehet ai.

Komento: