SBAShK mban tryezën “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
09:30
Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Haxhi Shala. (Hagë)
10:00Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo) organizon konferencën “Potenciali i Bashkëpunimit ndërkufitar në Bujqësi dhe Agrobiznes”. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00Komisioni për Ekonomi shqyrton Planin vjetor të performancës për vitin 2024, të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Kuvendi i Kosovës, N506)
11:00Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban fjalimin vjetor para Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi Kosovës)
11:00Klubi Alpin Prishtina (KAP) dhe Care for Kosovo Kids organizojnë ngjarjen “Superheronjt”, ku alpinistët e KAP të maskuar si superheronj lëshohen me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për pacientët. (Klinika e Pediatrisë, QKUK)
12:30Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në rend dite një varg pikash të papërfunduara. (Kuvendi i Kosovës)
12:30Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, merr pjesë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës, ngjarje kjo e organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministres Rexhepi. (“Klan Arena”, Prishtinë)
14:00Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në tryezën e rrumbullakët me të rinjtë e komunitetit rom, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë)
18:00Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) hap ekspozitën “Thuaje për të më kujtuar, që të mos harrojmë”, nga Renea Begolli dhe Luiza Thaqi. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)