AAK-ja bojkoton fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend

09:33 | 15 Dhjetor 2023
aak-ja-bojkoton-fjalimin-e-presidentes-vjosa-osmani-ne-kuvend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot me fillim në ora 11:00 do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fjalimin e saj vjetor.

Por, jo të gjithë deputetët do të jenë prezentë.

Njëjtë sikurse edhe vitin e kaluar një parti do ta bojkotojë fjalimin e saj.

Bëhet fjalë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Front Online, deputeti i kësaj partie Pal Lekaj.

“AAK nuk do të merr pjesë në seancë gjatë adresimit të Presidentes”, ka thënë Lekaj për Front Online.

Vitin e kaluar edhe Partia Demokratike e Kosovës kishte bojkotuar fjalimin e presidentes Osmani./Front Online/

 

Komento: