Projekti i Ramës për 100 biçikleta/ Ja çfarë thotë asamblisti i AAK-së

10:01 | 17 Dhjetor 2023
projekti-i-rames-per-100-bicikleta/-ja-cfare-thote-asamblisti-i-aak-se


Projekti i kryetarit Përparim Rama për 100 biçikletat nuk po mirëpritet.

Asamblisti nga radhë e AAK-së, Kushtrim Mushica në një prononcim për Front Online ka thënë që projektet nuk duhet të realizohen vetëm për sy e faqe.

Ai thotë që duhet të realizohen në mënyrë efektive.

“Ky ka qenë premtim i tij dhe është dashur domosdo të realizoj, mirëpo jo çdo herë duhet realizu vetëm për sy e faqe, por në mënyrë efektive, në mënyrë të plotë, dhe t’i gëzojnë qytetarët qysh është më së miri”, u shpreh ai.

Komento: