Në komunën e Bujanovcit janë hapur 59 qendra të votimit, deri tani kanë votuar 3.7 për qind e votuesve

10:48 | 17 Dhjetor 2023
ne-komunen-e-bujanovcit-jane-hapur-59-qendra-te-votimit,-deri-tani-kane-votuar-3.7-per-qind-e-votuesve

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale në 65 pushtete lokale, pa përfshirë Bujanocin. Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në komunën e Bujanocit janë hapur në ora 07:00 dhedo të mbyllen në ora 20:00.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) të Bujanocit, Fejzi Beqiri, sot në mëngjes tha se të gjitha 59 vendvotimet në komunë janë hapur me kohë.

“Gjithashtu, nuk është raportuar asnjë problem që nga fillimi i ditës së zgjedhjeve, kështu që mund të them se çdo gjë është duke shkuar ashtu siç është paraparë”, tha Beqiri.

Të drejtën e votës në komunën e Bujanocit kanë 42.786 votues.

3.74 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar në zgjedhjet për deputetë deri në orën 10 në këtë komunë. Pjesëmarrja është pothuajse identike me zgjedhjet e vitit të kaluar (3,71).

Në zgjedhjet për deputetë qytetarët mund të votojnë për njërën nga 18 listat zgjedhore, ndër të cilat janë dy lista të partive shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva.

Votuesit nga Kosova votojnë në Kurshumli, Rashkë, Vranjë dhe Tutin./FrontOnline/

 

Komento: