Pjesëmarrja në bujanoc ishte 8.7 për qind deri në orën 12, më e ulët se në zgjedhjet e kaluara

13:06 | 17 Dhjetor 2023
pjesemarrja-ne-bujanoc-ishte-8.7-per-qind-deri-ne-oren-12,-me-e-ulet-se-ne-zgjedhjet-e-kaluara

Deri në orën 12 në komunën e Bujanocit kanë votuar 8,67 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, tregojnë të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) bazuar në mostrën e katër vendvotimeve. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, pjesëmarrja është më e ulët për një për qind.

KKZ-ja publikon të dhënat për pjesëmarrjen në bazë të mostrës së katër vendvotimeve ku të drejtë vote kanë 4221 qytetarë.

“Deri në orën 12 të mesditës, në këto vendvotime kanë votuar 366 votues, që është 8,67 për qind”, thanë në KKZ.

Më herët raportuami se 3.74 për qind e votuesve kishin votuar deri në orën 10:00, që ishte pjesëmarrja në nivelin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Të drejtë vote në komunë kanë gjithsej 42.786 qytetarë, pa regjistrime shtesë./FrontOnline/

Komento: