Daut Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni votoni!

14:12 | 17 Dhjetor 2023
daut-haradinaj-thirrje-shqiptareve-te-lugines:-dilni-votoni!

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ju ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës për dalje masive për të votuar në zgjedhjet e sotme nacionale në Serbi.

Daut Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se vota e shqiptarëve sot është zëri i tyre nesër.

“Të nderuar vëllezër dhe motra të Luginës,

Shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës që të keni përfaqësim! Vota e juaj sot, është zëri i juaj nesër”, është shprehur Daut Haradinaj.

Komento: