Hoxhaj thirrje shqiptarëve: Votimi sa më masiv jetëson idealet e çdo shqiptari në rajon

14:12 | 17 Dhjetor 2023
hoxhaj-thirrje-shqiptareve:-votimi-sa-me-masiv-jeteson-idealet-e-cdo-shqiptari-ne-rajon

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dalin të votojnë të gjithë në zgjedhjet që janë duke u mbajtur sot.

“Dje dhe sot kam biseduar me shumë miq në Luginën e Preshevës dhe si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës kam kërkuar nga ata, që jo përçarja, por bashkimi, jo bojkoti, por votimi sa më masiv për përfaqësues shqiptarë atje i jetëson idealet e tyre, të Kosovës dhe çdo shqiptari në rajon!”.

“Dilni dhe votoni!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Komento: