Kurti thotë se ‘’Ausbildung’’ është fjala e tij e preferuar gjermane që e mësoi nga mërgimtarët

18:38 | 17 Dhjetor 2023
kurti-thote-se-‘’ausbildung’’-eshte-fjala-e-tij-e-preferuar-gjermane-qe-e-mesoi-nga-mergimtaret

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për rolin e diasporës kosovare, në fryrjen e kuletës së shtetit.

Për gjermanen Stern, ai u shpreh se për shkak të kësaj çështje, Gjermania është tejet e rëndësishme për të ardhmen e vendit, transmeton klankosova.tv.

”Meqë ra fjala, kjo është një tjetër pikë pse Gjermania është kaq e rëndësishme për të ardhmen tonë”.

”Disa nga profesorët dhe studentët tanë më të mirë janë me ju sot, por ne duam ta kthejmë ikjen e trurit në fitim të talenteve, domethënë të rikthejmë talentin. Prandaj kemi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës”.

Ndërsa edhe përmend se fjala ‘’Ausbildung’’, është ndër shprehjet më të preferuara të tij gjermane, transmeton klankosova.tv.

”Meqë ra fjala, e mësova edhe fjalën “Ausbildung” (Trajnim) nga mërgimtarët tanë – tani është fjala ime e preferuar gjermane”.

Komento: