
Për herë të dytë në dy vitet e fundit, votuesit në Serbi kanë shkuar në zgjedhjet parlamentare për të vendosur për thirrjen e ardhshme të Kuvendit dhe sipas rezultateve të para, fitoren e ka fituar Partia Progresive Serbe me partnerë në koalicion.
Rezultatet e para të Ipsos dhe Cesid treguan se SNS fitoi 46.6 për qind të votave, ndërsa koalicioni Serbia kundër dhunës fitoi 23.1 për qind.
Socialistët fituan 6.9 për qind të votave, ndërsa koalicioni NADA 4.8 për qind. Befasinë e paraqet lista zgjedhore bartës i së cilës është Dr. Branimir Nestoroviq, i cili ka marrë 4.8 për qind të votave.
“Është e vështirë të pritet që numërimi i votave në Beograd të sjellë ndryshime të mëdha”, tha Serxhan Bogosavljeviq nga agjencia “Ipsos adrija”.
Fitorja elektorale u shpall paraprakisht në selinë e SNS-së. Sipas të dhënave të fundit të shpallura më herët nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, deri në orën 18:00 kishin votuar 51.93 për qind e votuesve./FrontOnline/