Dështon takimi Osmani Haradinaj, nga AAK thonë se presidentja se respektoi orarin

15:52 | 19 Dhjetor 2023
deshton-takimi-osmani-haradinaj,-nga-aak-thone-se-presidentja-se-respektoi-orarin

Takimi në mes presidentes Vjosa osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka dështuar të mbahet.

Kjo, pasi që siç thonë nga AAK-ja, presidentja Osmani nuk ka respektuar orarin e caktuar, shkruan Front Online

“E kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj, ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë zëdhënësi për media i partisë opozitare, Kushtrim Xhemaili, për Front Online.

Komento: