Reagon Presidenca: Takimi i Osmanit me Haradinajn nuk është realizuar për shkaqe protokollare

16:33 | 19 Dhjetor 2023
reagon-presidenca:-takimi-i-osmanit-me-haradinajn-nuk-eshte-realizuar-per-shkaqe-protokollare

Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e AAK-së, nuk është zhvilluar për shkaqe protokollare.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes ka thënë në një përgjigje për Front Online se Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale. Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”, ka thënë Kupina.

 

Komento: