Policia konfirmon që AKP-ja merr nën administrim një kompleks në Banjskë

17:00 | 19 Dhjetor 2023
policia-konfirmon-qe-akp-ja-merr-nen-administrim-nje-kompleks-ne-banjske

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë nën kontroll kompleksin “Rajska Banja”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Me asistencën e Policisë së Kosovës të rajonit të Veriut, kompleksi “Rajska Banja” në fshatin Banjskë nga zyrtarët e Agjencisë Kosovare për Privatizim dhe e kanë marrë nën kontroll.

Ndryshe, që nga 24 shtatori kur ndodhi sulmi terrorist kompleksi “Rajska Banja” nuk ka funksionuar.

Komento: