
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor, ka njoftuar të mërkurën se u kanë kërkuar një takim urgjent, Prokurorisë në Prishtinë.
Ademaj ka thënë se zyrtarisht ende nuk janë informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kanë nga raportimet në media.
Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht, thotë tutje Ademaj.
“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve”, ka shkruar Ademaj në Facebook.
Njoftimi i plotë: