
Të shtëna me armë janë raportuar pranë një universiteti në qendër të Pragës. Sipas informacioneve të deritanishme, raportohet për viktima dhe të plagosur shkruan Bloomberg, transmeton FrontOnline.
Incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, që ndodhet në sheshin Jan Palach.
Policia u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes dhe të qëndrojnë brenda.
Jana Postova, një zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit të Pragës, konfirmoi se shumë njerëz u plagosën, por nuk kishte detaje./FrontOnline/