Punësohen 163 persona në KEK, vetëm 23 gra prej tyre, Ministrja Rizvanolli: Ky grup paraqet potencial të madh

20:39 | 21 Dhjetor 2023
punesohen-163-persona-ne-kek,-vetem-23-gra-prej-tyre,-ministrja-rizvanolli:-ky-grup-paraqet-potencial-te-madh

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se në KEK janë punësuar 163 të rinj, prej të cilave 23 gra.

Përmes një postimi ajo ka thënë se “duke e ditur që KEK-u është akter kyq në zhvillimin dhe ekonominë e Kosovës, ky grup të rinjsh paraqet një potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm në sektorin e energjisë në Kosovë”.

Më pas Rizvanolli ka shkruar se çfarë profilesh janë këta punëtorë.

Inxhinierë të makinerisë,

Inxhinierë të elektroteknikës,

Saldues elektrik/argon e gaz,

 Manipulues të shiritave transportues,

Inxhinierë të kimisë, dhe

 Teknikët e kimisë.

“Uroj që puna të ju shkojë mbarë, dhe së bashku të angazhohemi për zhvillimin e Korporatës Energjetike të Kosovës”, ka thënë ajo.

Komento: