Presidenti i Bullgarisë nesër në Kosovë, pritet në takim edhe nga kryeministri Kurti

21:46 | 21 Dhjetor 2023
presidenti-i-bullgarise-neser-ne-kosove,-pritet-ne-takim-edhe-nga-kryeministri-kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret nesër në takim Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Zyra e Kurtit njofton se “mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit”.

Ekipet e mediave duhet të jenë në oborrin e Qeverisë më së largu në orën 11:40, thekson ZKM në njoftim.

Takimi pritet të nis në orën 12:00./Front Online

Komento: