Ramadani: Serbia mund të nxisë situatë të rrezikshme në Bosnjë, në logjikën e aneksimit

08:41 | 22 Dhjetor 2023
ramadani:-serbia-mund-te-nxise-situate-te-rrezikshme-ne-bosnje,-ne-logjiken-e-aneksimit


Mundësinë për destabilizim në Ballkan, nuk e përjashton ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Ai në një përgjigje për Front Online ka thënë që gjasat janë të mëdha që Serbia të bëjë veprime ndaj fqinjëve.

“Mundësitë e destabilizimit të Ballkanit nga ana e Serbisë janë të mëdha, për shkak të qëllimeve që ajo pretendon ndaj vendeve fqinje”, tha ai për Front Online.

Përveç Kosovës e Malit të Zi, ai thotë që Serbia mund të nxisë “aneksim” në Bosnje.

“Edhe ndaj Kosovës, por edhe ndaj Bosnjës dhe ndaj Malit të Zi. Nuk mund të përjashtohet mundësia që Serbia të nxis situatë të rrezikshme të sigurisë në Bosnje, në logjikën e aneksimit apo të ngjashme”, tha ai.

Komento: