Tragjedia në Dardani, pak para varrimit familja e 28 vjeçarës bën një gjest të madh

18:52 | 24 Prill 2019

I është dhënë lamtumira e fundit 28 vjeçares Remzije Kamberi-Krasniqi e cila ndërroi jetë në ngjarjen tragjike të së hënës në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Varrimi i saj është bërë në varrezat në lagjën ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Ajo u privua nga jeta nga vjehrri i saj Hasan Krasniqi i cili gjithashtu la pa shënja jete gruan e tij Hysnije Krasniqin dhe në fund edhe veten.

Gjatë ceremonisë së varrimit familja Kamberi ia ka falur gjakun e familjes Krasniqi.

Komento: