Luçiq: Kurti dëshiron të parandalojë përhapjen e Telekomit të Serbisë në Kosovë

12:13 | 22 Dhjetor 2023
luciq:-kurti-deshiron-te-parandaloje-perhapjen-e-telekomit-te-serbise-ne-kosove

Drejtori i përgjithshëm i “Telekom Serbia” Vladimir Luçiq ka thënë në TV Prva se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të parandalojë zgjerimin e Telekomit serb në Kosovë dhe se ky është qëllimi i vërtetë pas gjobës ndaj operatorit shtetëror serb në Kosovë, transmeton FrontOnline.

Luçiq ka reaguar në këtë mënyrë ndaj vendimit të ATK-së , e cila e gjobit Telekomin e Serbisë me mbi 1.5 milionë euro.

“Që kur është në pushtet administrata e Kurtit kemi pasur probleme dhe kemi vuajtur presione të vazhdueshme. Presioni kulmoi në gusht kur u përpoqën të na përjashtonin plotësisht. Kur ai veprim dështoi me mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare, tani po shkojnë me planin B, i cili është të përpiqen të parandalojmë zgjerimin tonë të mëtejshëm, veçanërisht në konsolidimin e kompanive të vogla kabllore në enklavat serbe”, tha Luçiq.

Drejtori i përgjithshëm i “Telekom Serbia” thotë se ishte i gatshëm për një gjobë prej një milion e gjysmë eurosh.

Në çdo rast ne do të apelojmë, do të bëjmë padi në gjykatë, do të kërkojmë shtyrjen e aktgjykimit. Nuk besoj se do ta pranojnë sepse po i bëjnë këto manovra për të na ngacmuar”, tha Luçiq.

Kreu i operatorit shtetëror theksoi se këtë herë pret mbështetjen e ambasadave perëndimore, në radhë të parë të Brukselit, por edhe të administratës amerikane./FrontOnline/

 

Komento: