Kosova në kategorinë e destinacioneve me “rrezik shumë të lartë shëndetësor” për udhëtime

13:10 | 23 Dhjetor 2023
kosova-ne-kategorine-e-destinacioneve-me-“rrezik-shume-te-larte-shendetesor”-per-udhetime

Kompania ndërkombëtare për vlerësimin e rrezikut hulumtoi se cilat destinacione përfaqësojnë rrezikun më të madh për udhëtarët në vitin 2024 bazuar në të dhënat për sigurinë, rreziqet shëndetësore, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike, raportojnë Reporters, transmeton FrontOnline.

Sipas rezultateve, Kosova i takon grupit të vendeve me “rrezik shëndetësor shumë të lartë” për udhëtime, si dhe Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë renditur si vendet me “rrezik të mesëm shëndetësor”.

Shqipëria, e cila priti rreth 10 milionë turistë në vitin 2023, përfaqëson një “rrezik shëndetësor mesatar” dhe një “rrezik të ulët sigurie”, por theksohet se në faktorin e katërt, që merr parasysh “shëndetin mendor”, 10-12,5 për qind e popullatës vuan nga probleme duke përfshirë depresionin, ankthin, çrregullimet e të ngrënit dhe skizofreninë.

Të gjitha vendet e rajonit përfaqësojnë një rrezik të ulët përsa i përket sigurisë, ndikimit në ndryshimet klimatike dhe shëndetit mendor./FrontOnline/

 

 

Komento: