Tahiri nga Jordania: Lufta mes Izraelit e Palestinës po e trazon rajonin dhe botën

13:22 | 23 Dhjetor 2023
tahiri-nga-jordania:-lufta-mes-izraelit-e-palestines-po-e-trazon-rajonin-dhe-boten

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Jordani.

Tahiri ka shpëndarë një video nga Deti i Vdekur i Jordanisë, më saktësisht afër Izraelit dhe Palestinës.

“Banorët e kësaj toke të bekuar janë duke u ballafaquar më një konflikt dhe luftë të tmerrshme. Lutemi që kjo të përfundojë sa më shpejtë, për shkak se është duke e trazuar rajonin këtu, mirëpo edhe gjithë botën”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq!

Jam këtu në Detin e Vdekur të Jordanisë. Në anën tjetër, siç po shihet, është Izraeli, ndërsa pjesa tjetër është Bregu Perëndimor i Palestinës.

Për momentin, banorët e kësaj toke të bekuar janë duke u ballafaquar më një konflikt dhe luftë të tmerrshme. Lutemi që kjo të përfundojë sa më shpejtë, për shkak se është duke e trazuar rajonin këtu, mirëpo edhe gjithë botën.

Ju përshëndes nga ky vend i bekuar!

Komento: