Deri në 2 orë e gjysmë pritje për hyrje në Kosovën në Dheun e Bardhë

20:51 | 23 Dhjetor 2023
deri-ne-2-ore-e-gjysme-pritje-per-hyrje-ne-kosoven-ne-dheun-e-bardhe

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se deri në 2 orë e gjysmë janë pritjet për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Pritje deri në 1 orë e 50 minuta ka edhe në Muçibabë dhe deri në 1 orë në pikën kufitare në Jarinje, njofton Klankosova.tv.

Në Merdarë dhe Bërnjak pritjet janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në 5 minuta.

Kolonat më të gjata për të hyrë në Kosovë janë tek Dheu i Bardhë, 1 mijë e 800 metra, pastaj në Muçibabë kolona është 950 metra, Merdarë, 200 metra, në Jarinjë 150 metra dhe në Bërnjak 50 metra.

pikat kufitare

Komento: